Nani: Ditë më të mira të Rooneyt mund të jenë shumë afër

22 Shtator 2016 - 15:31      

Forma e kapitenit të Manchester United është duke u kritikuar shumë, por ish - bashkë lojtari i tij beson se 30 vjeçi mund të ndalë kritikat që po i bëhen, transmeton koha.net.

Nani ka mbështetur ish-bashkëlojtarin e tij në Manchester United, Wayne Rooney dhe beson se ditët më të mira të kapitenit anglez në Old Trafford mund të jenë shumë afër.

Rooney është vetëm 3 gola larg thyerjes së rekordit prej 249 golave të Bobby Charltonit, që ishte kapiten 20 vite para tij, por vendi i tij në Manchester nën Jose Mourinhon është në rrezik, transmeton koha.net.

30 vjeçi ka shënuar nga një gol në shtatë paraqitje gjatë këtij sezoni, ndërsa kohën e fundit është duke u kritikuar shumë.
Rooney tani luan si mesfushor, gjë që është kritikuar shumë, sidomos pas humbjes 3 me 1 në Premier Ligë nga Watford.

Por Nani, i cili tani është lojtar te Valencia në La Liga, është i bindur se kualiteti i Rooneyt do të shkëlqejë prapë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...