Unitedi ofertë të majme për Ramosin

22 Shtator 2016 - 10:37      

Manchester Unitedi raportohet se ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurove për transferimin e mbrojtësit Sergio Ramos nga Real Madridi.

Mbrojtësi spanjoll në verën e vitit të kaluar ishte lidhur me një transferim në Old Trafford, por vendosi që të vazhdonte kontratën me “Mbretërit”.

Calciomercato raporton se Unitedi është rikthyer në garë për Ramosin, duke testuar Realin me një ofertë prej 50 milionë eurove.

Jose Mourinho ka në dispozicion mbrojtësit Eric Bailly, Daley Blind dhe Chris Smalling, por do të tentonte transferimin e Ramosit nëse i ofrohet një mundësi e tillë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...