22 Shtator 2016 - 13:30
Por, i tillë nuk është edhe Ivan Chishkala.
"Unë jam shumë i qetë dhe aspak nuk jam emocional", tha Chishkala që kontribuoi me gol në fitoren e Rusisë me rezultatin 7:1 ndaj Kubës. "Nuk ndjeva diçka të veçantë, pasi ishte vetëm një gol sikur të gjithë të tjerët. Për mua është më e rëndësishme që kemi tubuar nëntë pikë dhe kemi kaluar me sukses fazën e nokautit".
Chishkala njihet si lojtar i akullt, pasi vjen nga Norilsku i Siberisë, qyteti më i ftohtë që gjendet brenda rrethit Arktik. Ky vend është i zhytur në errësirë të plotë për 45 ditë brenda një viti dhe temperaturat arrijnë deri në -50 gradë celsius. Por, me gjithë acarin e madh, Chishkala me sukses është marrë me një sport, i cili e ka dërguar në nxehtësinë e Kolumbisë, vend ky ku po mbahet botërori i futsallit.
"Atje është acar shumë i madh", thotë Chishkala, teksa përshkruan vendlindjen e tij. "Me shtatë vjet jam regjistruar në shkollë të futsallit dhe në moshën 14-vjeçare jam transferuar në Moskë dhe kam filluar të luaj për Dinamon ku kam rënë në sy të përzgjedhësve. Pasi përfaqësova me sukses ekipin U-20, u promovova në ekipin e parë dhe ja ku jam"...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...