Skuadra pa trajner, por me tifozë që zgjedhin formacionin

22 Shtator 2016 - 12:01      

Në United London FC, pozita e trajnerit tradicional nuk është e nevojshme. Përbërjen startuese të skuadrës e zgjedhin çdo javë tifozët e klubit, shkruan sot Koha Ditore.

Ata votojnë çdo të premte në uebfaqen e klubit, bazuar në statistikat e ndeshjeve të fundit që ofrohen dhe të shtunën, publikohet 11-shja që do të nisë ndeshjen e radhës. Së shpejti, me avancimin e teknologjisë, pritet që edhe zëvendësimet gjatë ndeshjeve të bëhen nga votimet e tifozëve.

Në shikim të parë, vija anësore te skuadra United London FC në ndeshjet si vendase, është saktësisht ashtu siç edhe pritet te një skuadër amatore e futbollit, në një fushë të marrë me qira në kryeqendrën e Anglisë. Ka shishe me ujë gjithandej. Ka topa. Zëvendësues duke u nxehur. Një tifozëri që kryetari i United London, Mark North, e përshkruan "një njeri dhe qeni i tij".
Një mungesë e madhe që vërehet është trajneri.

Në United London FC, pozita e trajnerit tradicional nuk është e nevojshme. Përbërjen startuese të skuadrës e zgjedhin çdo javë tifozët e klubit.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...