Foto: Reuters

Barcelona e Atletico nuk shfrytëzojnë gabimin e Realit, ndajnë pikët [video]

21 Shtator 2016 - 23:47      

Barazimin e Real Madridit me Villarrealin nuk e kanë shfrytëzuar rivalët kryesor të “Mbretërve”, Barcelona dhe Atletico Madrid, të cilat ndanë pikët në derbin kryesor të javës së pestë.

Përkundër dominimit të takimit, dhe më shumë rasteve të krijuara skuadra e Luis Enriques nuk arriti të marrë pikët e plota, duke barazuar kështu me rezultat 1 me 1, raporton Koha.net.

Epërsinë e parë e arriti Barcelona përmes mesfushorit kroat, Ivan Rakitiq, i cili shënoi me kokë në minutën e 41 pas një asistimi të bukur nga Andres Iniesta.

Ky ishte rezultati i pjesës së parë, kurse pjesa e dytë nuk filloi mirë për katalunasit pasi në minutën e 59 ylli kryesor i saj Leo Messi u detyrua ta lëshojë fushën për shkak të një lëndimi. Në vend të tij u inkuadrua Arda Turan.

Atletico Madridi në vazhdim të takimit e shtoi presionin, kurse arriti të gjejë rrugën e golit në minutën e 61, kur Correa shënon pas një asistimi nga Torres.

Me këtë barazim Barcelona renditet në vendin e tretë me 10 pikë, kurse Atletico Madridi renditet një vend më poshtë me 9 pikë, me 3, respektivisht 4 pikë më pak se Reali.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...