21 Shtator 2016 - 16:55
FFK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ambasadorja kroate e ka uruar Vokrrin për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, duke shprehur gatishmërinë e shtetit kroat për ta ndihmuar FFK rreth organizimit të ndeshjes Kosovë-Kroaci, transmeton Koha.net.
“Kam nderin që të presë kryetarin e FFK-së Vokrrin dhe i urojë pranimin në UEFA dhe FIFA, duke shprehur gatishmërinë e saj dhe të shtetit kroat ta ndihmojë FFK-në e në veçanti rreth ndeshjes së ardhme Kosovë-Kroaci që do të zhvillohet më 6 tetor në Shkodër”, ka thënë ambasadorja kroate Marija Kapitanoviç.
Nga ana e tij kryetari Fadil Vokrri falënderoi ambasadoren Kapitanoviç, për kohën që ka ndarë dhe e njohu me ecurinë e përgatitjeve që po bën FFK-ja që kjo ndeshje të kalojë sa më mirë dhe në frymë sportive.
Tutje Vokrri e njoftoi ambasadoren edhe që tashmë një delegacion nga federate kroate e futbollit bashkë me zyrtarë të FFK-së kanë vizituar Shkodrën dhe hotelet ku do të jetë e vendosur ekspedita kroate.
Kryetari Vokrri ka falënderuar shtetin kroat dhe Federatën e Futbollit të Kroacisë në veçanti kryetarin Davor Shuker për mbështetjen që ka dhënë FFK-së para dhe pas pranimit në UEFA dhe FIFA e sidomos duhet veçuar ndihma e Zvonimir Bobanit në angazhimin e tij në FIFA që sa më shpejt të shqyrtohen kërkesat e futbollistëve për tu bërë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.
Kryetari Vokrri e ftoi ambasadoren Kapitanoviç në ndeshje dhe në darkën tradicionale të përbashkët ndërmjet krerëve të FFK-së dhe atyre të federatës kroate.
Në fund ambasadorja tha se ndjehet mirë që vendi i saj dhe Federata kroate e futbollit e kanë mbështet Kosovën dhe FFK-në drejt anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, duke premtuar se gjithmonë do të jenë në dispozicion të FFK-së për ta ndihmuar edhe më tej.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...