21 Shtator 2016 - 14:01
“A po ju pëlqejnë këto, fansa të Arsenalit? Dy golat e para të Granit Xhakës për Topçinjtë kanë qenë goditje për t’u mbajtur në mend”, shkruan në faqen e Premier Ligës në Facebook ndërsa postimit i është bashkëgjitur edhe fotoja ku shihet Xhaka duke goditur topin, raporton Koha.net.
Kujtojmë se Granit Xhaka kaloi në Arsenal nga Gladbach për një shumë prej 40 milionë eurosh, ndërsa cilësohet si një ndër tre blerjet më të shtrenjta të klubit.
Golin e parë për klubin e ri, Xhaka e siguroi në ndeshjen kundër Hull Cityt javën e kaluar në kuadër të Premier Ligës, ndërsa të dytin e shënoi mbrëmë kundër Nottingham Forest në kuadër të Kupës së Anglisë, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 4:0.
Të dy golat, Xhaka i shënoi nga një distancë mbi 30 metra, gola vërtetë të bukur.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...