Trajnerit australian i vjen keq ku po luajnë lojtarët e tij

21 Shtator 2016 - 12:12      

Seleksionuesi i Përfaqësueses së Australisë, Ange Postecoglou, e ka të vështirë skautimin e futbollistëve të tij, për shkak të cilësisë së dobët të ligave evropiane në të cilat po aktivizohen.

Me vetëm një futbollist që luan në Australi në listën me 23 emra të publikuar të martën për ndeshjet eliminatore të Botërorit 2018, Postecoglou është i detyruar që pjesën më të madhe të kohës ta kalojë në udhëtime, duke shikuar ndeshje futbolli në Britani, Holandë, Gjermani, Danimarkë dhe Austri, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Për Postecogloun kjo është një përvojë jo shumë e mirë, pasi thotë se ka raste kur cilësia e ndeshjeve është më e mirë në A-League të Australisë sesa në ligat e shteteve evropiane ku luajnë të përzgjedhurit e tij.

“Jam i obliguar të shikoj futboll të Evropës dhe përfundimisht është shumë vështirë për mua. Kjo për shkak se standardi i lojës i përket nivelit të ulët”, ka deklaruar Postecoglou 51-vjeçar. “Nuk po flas vetëm për Britaninë, pasi sapo jam kthyer nga skautimi i disa ndeshjeve në Evropë. Nuk dua t'i përmend emrat e klubeve, por i kam përcjellë disa ndeshje të divizionit të parë dhe kam mundur shumë lehtë të largohem pa përfunduar pjesëloja e parë. Ato ndeshje nuk dallojnë nga kampionati australian, ndoshta janë edhe më të dobëta”.

Postecoglou ka insistuar se Australia ka një kompleks inferioriteti të panevojshëm kur bëhet fjalë për futbollin.

Sipas tij, shumica e njerëzve janë të bindur se Australia duhet të ndihet me fat, nëse kualifikohet në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...