21 Shtator 2016 - 11:37
Këto vajza për herë të parë lojën e hendbollit e kanë shikuar gjatë lojërave olimpike “Rio 2016”, Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Ato janë pjesë e një projekti të quajtur “Një fitore dërgon te tjetra” (One Win Leads to Another), i nisur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Synimi i këtij projekti është që këto vajza tinejxhere të thyejnë të gjitha tabutë në Brazil nëpërmjet sportit, saktësisht hendbollit.
Para çdo stërvitjeje, vajzat mbajnë seanca grupore me psikologun që i këshillon se nëpërmjet sportit mund të realizohen ëndrrat, me gjithë pengesat e mëdha që do të paraqiten në këtë rrugëtim.
Projekti, i cili përkrahet edhe nga Komiteti Olimpik i Brazilit, është vetëm njëri prej disa që synojnë të ndërtojnë një trashëgimi sociale pas përfundimit të LO “Rio 2016”.
E kënaqur me punën e deritashme të këtij projekti është edhe menaxherja Thays Prado, e cila thotë se vajzat tashmë kanë filluar ta njohin të drejtën e tyre për t'u marrë me sport... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...