Serie A mund të zvogëlohet në 18 skuadra

21 Shtator 2016 - 11:15      

Në betejën për të konkurruar me Premier Leaguen dhe La Ligën, presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Carlo Tavecchio, dëshiron të reduktojë Serien A nga 20 në 18 skuadra.

Sipas Tavecchios, një lëvizje e tillë do të ngrinte në përgjithësi nivelin e ligës dhe do të ishte më atraktive për tifozët, pasi do të kishte ndeshje më të forta, shkruan Gazzetta dello Sport, transmeton “Koha Ditore”. Krahas reduktimit të skuadrave në elitën e futbollit italian, Tavecchio synon që reduktime të tilla të bëjë edhe në Serie B dhe Serie C.

Ai këtë planprogram katërvjeçar, do të paraqesë këtë fundjavë në mbledhjen që do ta mbajë me drejtuesit e tri ligave italiane, që llogariten edhe profesioniste.

“E kam parasysh se ekzistojnë problemet ekonomike dhe një reduktim të tillë nuk mund ta bëjmë gjatë këtij viti. Por, për të ardhmen mund të veprojmë për të mirën e futbollit italian”, është shprehur Tavecchio. “Me reduktimin e skuadrave në Serie A, do të mund t'i bënim konkurrencë Premier Leagues dhe La Ligas në të gjitha aspektet. Po ashtu, edhe numri i tifozëve do të ishte më i madh, pasi niveli i ligës do të ishte më i mirë për shkak se do të kishim më shumë ndeshje derbi” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...