21 Shtator 2016 - 09:41
Tenistja amerikane, që ka fituar 22 Grand Slame gjatë karrierës, ka humbur pozitën e parë në botë nga Angelique Kerber në fillim të këtij muaji, pasi u eliminua në gjysmëfinale të “U.S. Open”, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Williams ka vuajtur nga lëndimi i shpatullave dhe gjunjëve në kohët e fundit dhe për këtë arsye paraqitjet e saj nëpër turne ishin frustruese gjatë këtij edicioni.
Pikërisht kjo ka bërë që Williams të marrë vendim që të mos paraqitet në asnjë turne gjatë këtij viti. Madje, 35-vjeçarja nuk e ka dhënë asnjë datë të saktë të rikthimit të saj, duke insistuar se është e fokusuar që të rikuperohet plotësisht.
“Jam lodhur duke luajtur nëpër turne e lënduar dhe për këtë arsye kam koleksionuar humbje që nuk do t'i kisha pësuar kurrë. Përfundimisht nuk do të kthehem në asnjë turne përderisa të sigurohem se jam plotësisht e shëndoshë”, ka deklaruar Williams... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...