Në mars nuk përjashtohet mundësia e miqësores me Gjermaninë

21 Shtator 2016 - 08:10      

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, në mars të vitit të ardhshëm, mund të luajë ndeshje miqësore me kampionen e botës, Gjermanisë.

Kështu kanë bërë të ditur burime të gazetës brenda Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), shkruan sot “Koha Ditore”. Mundësinë për një ndeshje të tillë nuk e ka përjashtuar as sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu. Salihu ka thënë se bazuar në raportet e ngushta mes dy federatave nuk përjashtohet mundësia e miqësores.

Megjithatë ka shtuar se asgjë konkrete nuk ka tash për tash. Salihu ka bërë të ditur se bashkëpunimi me federatën gjermane do të thellohet edhe më shumë.

Ai ka njoftuar se në fund të këtij muaji FFK-ja do të nënshkruajë një Memorandum bashkëpunimi me Federatën Gjermane për trajnimin e referëve, kontrollorëve, administratorëve dhe të tjerëve që kanë të bëjnë me futbollin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...