
20 Shtator 2016 - 23:14
Kualifikimin në fazën tjetër Chelsea e arriti vetëm pas vazhdimeve, duke e përmbysur disavantazhin nga 2-0 në 2-4, raporton Koha.net.
Okazaki shënoi dy golat e parë në këtë ndeshje, duke krijuar epërsinë prej 2 me 0 kundër Chelseat.
Tim Cahill e ngushtoi epërsinë në minutën e 45+2. Kurse në pjesën e dytë Chelsea barazoi shifrat përmes Azpilicuetas, i cili shënoi në minutën e 49.
Kur po zhvillohej minuta e 89 Leicesteri mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Wasilewski u ndëshkua me karton të kuq. Dhe në minutat e mbetura të kohës së rregullt nuk pat ndryshim rezultati.
Në vazhdime Chelsea shfrytëzoi shumë mirë epërsinë numerike në fushë duke shënuar edhe dy gola të tjerë përmes mesfushorit Cesc Fabregas, i cili shënoi dy gola të shpejtë në minutat 92 dhe 94.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...