Vokrri: Ndeshja e Kosovës në Shkodër, një sfidë e madhe [video]

20 Shtator 2016 - 23:00      

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, më 6 tetor zhvillon ndeshjen e dytë eliminatore për Botërorin Rusia 2018 dhe të parën si vendëse, raporton KTV.

Mirëpo dueli i parë i Kosovës vendëse, zhvillohet jashtë kufijve, në Shqipëri, në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër, aty ku pret kombëtaren e Kroacisë.

Zhvillimi i kësaj ndeshjeje jashtë Kosovës është sfidë e madhe për Federatën e futbollit të Kosovës dhe kryetarin e saj Fadil Vokrri, i cili në një bisedë për KTV-në ka treguar për përgatitjet dhe organizimin e saj.

Vokrri ka folur edhe për lojtarët e tjerë në pritje të lejes nga FIFA, ata që nuk kanë bërë kërkesë, por edhe për biletat e ndeshjes, Kosovë – Kroaci.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...