20 Shtator 2016 - 22:06
Formati i çmimit ka ndryshuar nga viti 2010 ku France Football dhe FIFA vendosën ta ndajnë vetëm një shpërblim për futbollistin më të mirë të vitit në botë, transmeton KTV.
Kurse, pikërisht në vitin 2010, ky çmim është dashur të fitohej nga Sneijder, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”.
Holandezi mori 293 pikë nga gazetarët, duke lënë prapa Iniestan, Xavin dhe Messin. Por, çuditërisht ky i fundit fitoi “Topin e Artë” me vota të trajnerëve. Njësoj ndodhi edhe në vitin 2013.
Franck Ribery ishte më i votuari me 524 pikë por fitues u shpall Ronaldo, falë votave nga trajnerët. Kjo me të vërtetë ka lënë shije të hidhur te këta dy futbollist por edhe te opinioni futbolldashës, të cilët mendojnë se duhet ndryshuar mënyra e votimit dhe të mbrohen më shumë lojtarët në këtë aspekt.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...