20 Shtator 2016 - 22:01
Futbollistët, të cilët janë të shumtë në numër, 38, do të luftojnë deri në fund që emri i tyre të jetë prezent në listën e selektorit për ballafaqimet që do t’i ketë Kosova, raporton KTV. Në skuadër gjenden edhe futbollistë nga vende të ndryshme evropiane të cilët pas kërkesës nga federata nuk hezituan dhe pranuan që të jenë pjesë e përfaqësueses.
Ramiz Krasniqi që njëherësh është edhe timonier i skuadrës nga Prizreni, Liria u shpreh i kënaqur me futbollistët dhe me grumbullimin duke potencuar gjithashtu se ata futbollistë të cilët nuk janë paraqitur në seancën e parë përgatitore nuk do të mund të jenë pjesë e listës së tij.
Përvoja e tij si trajner në sferën e futbollit kosovar pritet që të ndihmojë të rinjtë e Kosovës, të cilët bazuar në atmosferën e cila mbizotëronte në stërvitje, presin me padurim që të zënë vend në përfaqësuese. Përveç futbollistëve të talentuar vendas në këtë grumbullim gjendet edhe mesfushori i skuadrës gjermane Hoffenheim, Elvir Gashi i cili u shpreh se mezi nuk ka pritur që të bëhet pjesë e Kosovës.
Krahas mesfushorit të Hoffenheimit edhe talenti nga Prishtina, Blend Baftiu shihet si njëri nga lojtarët që mund ta bartë barrën e kësaj grupmoshe.
Kampi do të jetë dy ditor për këtë grupmoshë, ndërsa të enjten dhe të premten edhe përfaqësuesja U-21 do të ketë kamp dy ditor prej nga më pas pritet të mësohen futbollistët e ftuar nga këto dy grupmosha për t’i mbrojtur ngjyrat e Kosovës në garat ndërkombëtare.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...