Strakosha debuton në Serie A

20 Shtator 2016 - 21:03      

Ndeshja e mesjavës e vlefshme për kampionatin italian “Serie A”, ajo mes Milanos dhe Lazios në “San Siro” ka nisur me një surprizë në formacionin e kryeqytetasve.

Thomas Strakosha, portieri 21-vjeçar shqiptar, i cili pritet të ndjekë gjurmët e të atit Foto Strakosha, ka bërë debutimin në Serie A në fanellën e Lazios.

Me Etrit Berishën të huazuar tek Atalanta vetëm ditën e fundit të merkatos verore nga ekipi lacial, drejtor sportiv i të cilit është Igli Tare, si dhe me dëmtimin në pulpë që e shqetëson portierin titullar italian, Federico Marchetti, trajneri i Lacios vendosi kështu t’ia besojë katërkëndëshin të riut shqiptar, transmeton TCH.

Strakosha ka luajtur vetëm 10 ndeshje në Serie B me ekipin e Salernitanës, por duke qenë se presidenti i Lacios, Claudio Lotito zotëron edhe shumicën e aksioneve të ekipit salern, shumë prej të rinjve i kalon në këtë ekip për të fituar eksperiencë, ndërsa për Strakoshën duket se erdhi radha për të shfaqur veten në një provë jo të lehtë në “San Siro”, përballë kuqezinjve të Milanit të drejtuar nga Montella.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...