Vokrri: FFK-ja do të punojë në ngritjen profesionale të trajnerëve dhe gjyqtarëve

20 Shtator 2016 - 20:49      

Sot më 20 shtator u mbajt Kuvendi i rregullt i punës së FFK-së, punimet e të cilit i drejtoi kryetari Fadil Vokrri, që në këtë takim ka thënë se synimi i FFK-së do të jetë në ngritjen profesionale të trajnerëve dhe gjyqtarëve, bëhet e ditur përmes një komunikate.

Meqenëse, sot në FFK po qëndron një delegacion i UEFA-s Kuvendin e ka përshëndetur shefi për çështje sportive i Departamentit ligjor të UEFA-s, Jacques Bondallaz, i cili tha se ndjehet i privilegjuar se po përshëndet Kuvendin historik të FFK-së pasi është i pari që nga pranimi në UEFA dhe FIFA, transmeton Koha.net.

“E kemi pasur mjaft vështirë në Budapest, por në fund u mor një vendim demokratik në të mirë të futbollit të Kosovës. Nga libri që mora këtu pashë shumë gjëra që për mua është e pa imagjinueshme për periudhën e vështirë që keni kaluar. Ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë FFK-në dhe futbollin e Kosovës në të gjitha aspektet. Ajo që duhet të theksoj është se tashmë dy nenet e statutit të FFK-së që flisnin për synimin e FFK-së për anëtarësim në UEFA dhe FIFA duhet të hiqen sepse ju tashmë e keni arritur këtë. Ju urojë shumë suksese”, ka thënë ai.

Kurse Vokrri ka thënë se do të bëhet më e mira në ngritjen e nivelit të futbollit kosovar, duke filluar nga gjyqtarët e trajnerët.

“KE i FFK-së po e mbyllë një hark kohor një vjeçar mjaft të mirë ku kemi shënuar rezultatet të prekshme e interesante. Në këtë periudhë kemi arritur shumë rezultate e suksese kulminante si pranimi në UEFA më 3 maj dhe ai në FIFA më 13 maj, si rezultat i punës me përkushtim i shumë brezave. Kjo ka bërë që gjithë opinioni në botë të dijë për Kosovën dhe futbollin e Kosovës. Kjo ka rezultuar edhe me pjesëmarrjen e Kosovës në eliminatoret për kampionatin botëror Rusia 2018. Pas pranimit kemi përfituar shumë projekte nga UEFA. FFK-ja po përgatitet me përkushtim që të jetë e gatshme për pjesëmarrje me të gjitha grupmoshat dhe në të dyja konkurrencat në kampionatet evropiane dhe botërore. FFK-ja do të punojë edhe në përsosjen profesionale të trajnerëve dhe gjyqtarëve përmes seminareve dhe shkollimin e tyre. Do të punohet shumë edhe në përmirësimin e infrastrukturës”, ka thënë Vokrri.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...