20 Shtator 2016 - 19:38
FSHSK bën të ditur se në këtë Kupë botërore të ISSF-së, shenjëtarët e Kosovës dëshmuan se janë aftësuar për pjesëmarrje edhe në nivele të tilla, pra në majën e shenjëtarisë botërore.
Federata e Shenjëtarisë konfirmon se Nexhat Sahiti arriti rezultatin më të mirë, duke u renditur në mesin e shenjëtarëve më të mirë nga gjashtë kontinentet, transmeton Koha.net.

“Në qitje me pistoletë ajri, deri në serinë e pestë ai renditej i dyti në listë (92,94,98,95,95) por në serinë e fundit arriti 88 pikë, duke rënë kështu në pozitën e 14. Kurse në disiplinën qitje me pistoletë të kalibrit 22 LR me 539 pikë u plasua në vendin e pestë me çka siguroi pjesëmarrje në finale për medalje. Por, për fat të keq nuk arriti të stoliset me medalje. Megjithatë, ky është suksesi më i madh që ka arrit një shenjëtarë nga Kosova, në historinë e shenjëtarisë sonë”, thotë FSHSK.

Kurse në konkurrencën e junioreve Malbora Ymeri, njëherësh edhe garuesja më e re (15 vjet), në Kupën botërore në qitje me pistoletë ajri në 10m arriti 333 pikë dhe u rendit në vendin e 30 të listës renditëse.
Pa dyshim, marrë parasysh kohën e stërvitjes, garimi i parë në caqe elektronike dhe mosha e saj, Malbora konsiderohet si talente e rrallë e sportit të shenjëtarisë. Kurse dy garuesit tjerë Shyqeri Berisha dhe Anita Bucolli gjatë garës i kapluan emocionet dhe nuk arritën të përballojnë me sukses caqet elektronike, që është ambient krejt ndryshe nga ai ku ata stërvitin.
Marrë në përgjithësi paraqitja e ekipit të shenjëtarëve sipas FSHSK-së nga Kosova ishte më e suksesshmja deri më tash në arenën ndërkombëtare.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...