
20 Shtator 2016 - 18:51
Belgu ishte transferuar në Chelsea në vitin 2011 nga Genk, dhe menjëherë ishte dërguar në huazim te Atletico Madridi për tre vjet, transmeton Koha.net. 24 vjeçari ishte një nga më meritorët në suksesin e vitit 2014 kur Atletico ishte shpallur kampion, si dhe në triumfin e Kupës së Mbretit më 2013 dhe Europa Ligë 2012.
“Ndihem gjysmë spanjoll. Kur jam përshëndetur kisha një kohë të keqe. Gjaku më ishte ngrirë, nuk ishte aspak e lehtë. Kam qarë. Atletico është një klub si familje, ende e ndjej dashurinë e tyre”, ka thënë Courtois për Marca.
I pyetur nëse do të donte të rikthehej tek Atletico, ai ka dhënë përgjigje pozitive.
“Po, por jo vetëm për shkak të klubit, por se si Madridi është dhe i gjithë vendi. Që nga minuta e parë kam rënë në dashuri me Spanjën për shkak të njerëzve, stilit të jetës, ushqimit. Shumicën e kohës shikoj televizion spanjoll, tashmë jam gjysmë spanjolli”, ka thënë ai.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...