Mourinho ia hedh sytë Iscos për ta marrë në Angli

20 Shtator 2016 - 12:52      

Isco vihet në shënjestrën e Jose Mourinhos. Sipas asaj që publikohet të e përditshmja spanjolle AS, trajneri portugez u ka kërkuar drejtuesve të “Djajve të Kuq” që të tentojnë blerjen e futbollistit spanjoll në merkaton e muajit janar.

Në këtë sezon, Isco sheh që po luan shumë pak me fanellën e Realit të Madridit, kjo edhe për faktin se Zidane tashmë po beson më shumë te të rinjtë Vasquez dhe Asensio.

Është pikërisht kjo situatë nga e cila do të kërkojë të përfitojë Manchester United pavarësisht deklaratave të futbollistit për dëshirën për të qëndruar në kryeqytetin spanjoll.

Ky fillim sezoni ka rezultuar një dështim për Manchester United, gjë që ka shkaktuar edhe shtimin e kritikave në drejtim të trajnerit Murinho, i cili ka filluar të fajësojë lojtarët për humbjet e pësuara, diçka që kanë turbulluar jo pak skuadrën.

Por jo vetëm kaq, një tjetër çështje te Manchester United është Wayne Rooney që nuk po zhvillon lojën e tij më të mirë.

Tifozët kërkojnë që kapiteni i përfaqësueses angleze të lihet në stol, një presion që po ndihet shumë tek tekniku luzitan, i cili po kërkon pikërisht Iscon për të zëvendësuar sulmuesin anglez.

Manchester United do të synojë të sjellë Iscon në merkaton dimërore, por nuk dihet nëse do të jetë një blerje përfundimtare e kartonit të spanjollit apo marrja e tij në formën e huazimit. Një lëvizje e tillë mund të rezultojë pozitive edhe për vetë Iscon që do të aktivizohej për më shumë minuta në një klub prestigjioz si Manchester United.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...