20 Shtator 2016 - 15:12
Kështu ka deklaruar ish-kampioni i Formula 1, i cili nuk është i shqetësuar për të ardhmen e tij. Ai ka shtuar se nëse nuk ka motivim mund të tërhiqet shumë lehtë nga ky sport në fund të këtij edicioni.
"Jam 35 vjeç dhe mund të vazhdoj edhe për disa vite të tjera të garoj, por gjithçka varet nga motivimi im. Unë vetëm po mendoj për edicionin e ardhshëm dhe jo më larg", është shprehur Alonso. "Do të shoh se si do të ndihem kur të përfundojë edhe edicioni i ardhshëm. Nuk dihet nëse do të rinovoj kontratën, pasi shumë lehtë mund të tërhiqem qysh tash nga Formula 1".
Kampioni i dyfishtë i Formula 1, në garën e fundit të mbajtur në Singapor përfundoi i shtati. Ai ka paralajmëruar se në edicionin 2017 do të synojë titullin e kampionit, pasi do të jetë plotësisht i gatshëm për t'i sfiduar të gjithë. Skuderia e McLarenit nuk e ka fituar asnjë garë në Formula 1 prej vitit 2012 kurse pas marrëveshjes për furnizim me motorë nga Honda, gjërat kanë ndryshuar për të mirë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...