20 Shtator 2016 - 11:28
Një gjë të tillë e ka konfirmuar agjenti Mino Raiola, i cili tashmë ka paralajmëruar skuadrat e interesuara për klientin e tij. Lukaku në fund të këtij edicioni, pritet të largohet nga skuadra e Evertonit e sipas të gjitha gjasave edhe nga Anglia dhe Raiola u ka bërë me dije skuadrave që interesohen për të se kushton shumë shtrenjtë.
Sipas tij, vetëm katër skuadra jashtë Anglisë mund ta përballojnë transferimin e klientit të tij. Sulmuesi belg ishte pranë largimit nga Evertoni para fillimit të këtij edicioni, por çmimi i vendosur nga klubi prej 80 milionë eurosh detyroi Lukakun të qëndrojë edhe këtë edicion. Ai pas pesë xhirove në Premier League, ka realizuar katër gola dhe po synon që edicionin ta mbyllë me mbi 20 sosh.
"Kemi pasur bisedime me Juventusin, por në Itali askush nuk mund të përballojë blerjen e Lukakus", është shprehur Raiola. "Jashtë Anglisë, janë vetëm katër skuadra që mund ta përballojnë blerjen e tij. Ato janë PSG, Bayern Muenchen, Barcelona dhe Real Madrid. Ka kontakte dhe ka negociata për Lukakun, por të presim fundin e këtij edicioni dhe pastaj të shohim"...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...