Vullnetarët ambiciozë me padurim presin përvojën në Rusi

20 Shtator 2016 - 13:40      

Për tre muaj e gjysmë kanë aplikuar 110 mijë veta nga 186 shtete për të qenë vullnetarë në dy ngjarjet e futbollit që do të mbahen në Rusi në dy vitet e ardhshme. Afati për aplikim do të jetë deri në fund të vitit dhe ky numër pritet të shumëfishohet. Në fund, do të zgjidhen vetëm 15 mijë vullnetarë për t'iu asistuar organizatorëve të garës, transmeton Koha.net.

Shkuarja në një turne të madh futbolli, ku vendi juaj merr pjesë, është ëndërr e çdo tifozi të këtij sporti. Sofia Sada nga Monterrey ka dërguar aplikacionin e vet për të qenë vullnetare në Kupën e Konfederatave të vitit 2017. Sada e ka bërë këtë, pasi Përfaqësuesja e Meksikës është njëra prej ekipeve që do të paraqitet në këtë turne të FIFA-s, i cili do të mbahet në Rusi.

"Prej nënshkrimit të Peles, që babai im e ka siguruar për mua para se të vij në këtë botë e deri më tash, unë jetoj me futbollin", shprehet 26-vjeçarja.

Natyrisht, Sofia nuk i ka sytë vetëm te Kupa e Konfederatave, por edhe te Kampionati Botëror "Rusia 2018". Një gjë të tillë e pranon edhe vetë ajo, pasi thotë se ëndërron të jetë pjesëmarrëse në një ngjarje të tillë futbolli si vullnetare.

"Kurrë nuk kam qenë në një Kampionat Botëror dhe kjo do të ishte shumë emocionuese për mua. Unë gjatë Kupës së Konfederatave do të jem një vullnetare e mirë për të siguruar ftesën edhe për Kampionatin Botëror", shprehet ajo. "Do të jetë një përvojë unike, të cilën do ta mbajë në mend gjatë tërë jetës time"...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...