Rooney po kthehet në kokëçarje për Mourinhon

20 Shtator 2016 - 09:33      

Prej të gjitha dilemave menaxheriale me të cilat përballet trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, pas tri humbjeve rresht, është e ardhmja e kapitenit Wayne Rooney. Kapiteni i Përfaqësueses së Anglisë, i vendosur në rolin e mesfushorit këtë edicion, ka qenë një dështim i vërtetë në të gjitha ndeshjet, shkruan sot Koha Ditore.

Madje, pas humbjes së fundit 3:1 nga Watfordi, tifozët e Manchester Unitedit nëpër rrjetet sociale kanë kërkuar mosaktivizimin e tij. Disa të tjerë, kanë insistuar se ka ardhur koha që ai të pensionohet nga futbolli. Gjatë tërë ndeshjes me Watfordin, Rooney ka pasur vetëm një gjuajtje, nuk ka dhënë asnjë top dhe ka krijuar vetëm dy raste për bashkëlojtarët e tij nga nëntë goditjet e këndit që i ka ekzekutuar.

Po ashtu, edhe kontributi i tij defensiv ka qenë i pavërejtur, pasi nuk ka arritur të bëjë asnjë ndërhyrje. Gjatë 90 minutave lojë, ai ka bërë vetëm një bllokim të kundërshtarit dhe gjatë tërë kohës ka dialoguar me arbitrin kryesor Michael Oliver.

"Alex Ferguson e ka ditur më shumë se para tre vjetësh që Rooney nuk ia vlen më të jetë titullar në ekipin e Manchesterit", ka thënë tifozi veteran i Manchesterit, Jim White. "Është shumë i ngadalshëm si në këmbë ashtu edhe në mendime. Ai po e ngadalëson lojën e ekipit dhe po ashtu nuk po bën asgjë në fushë. Ai ka pozitën më kritike në fushë dhe mund të them se këtë edicion, Rooney po luan 'poker' me reputacionin e tij"...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...