Nga Zagrebi nis rrugëtimi i ri olimpik për xhudistët

20 Shtator 2016 - 12:32      

Turneu "Grand Prix" që mbahet këtë javë në Zagreb të Kroacisë shënon fillimin e rrugës së xhudistëve kosovarë drejt Lojërave të ardhshme Olimpike. Kosova në Zagreb do të jetë pa dy xhudistet më të mira, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, shkruan sot Koha Ditore.

Majlinda në fillim të gushtit bëri histori duke fituar medalje të artë olimpike në "Rio 2016" dhe këtë vit do të kursehet nga garat e tjera. Ndërkohë Nora Gjakova në Rio garoi e lënduar dhe dështoi të fitonte medalje në kategorinë deri 57 kilogramë.

Ajo iu nënshtrua një operimi javë më parë, ndërsa të hënën së bashku me Leutrime Krasniqin udhëtuan për në Slloveni ku do të vazhdojnë rehabilitimin. Nora pritet të kthehet më vonë këtë vit në gara.

Ndërkohë në Zagreb do të garojnë Fjolla Kelmendi në kategorinë deri 48 kilogramë, Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë dhe Kushtrim Gashi e Akil Gjakova në kategorinë deri 73 kilogramë. Për Fjollën është gara e parë e Turit Botëror të Xhudos, ku përfshihen garat e nivelit të lartë si turnetë Grand Prix e Grand Slam...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...