20 Shtator 2016 - 11:30
Kosova është përfaqësuesja e vetme që ka luajtur gjashtë ndeshje në kualifikime për "Eurobasket 2017" dhe nuk e ka fituar asnjë. Ndonëse në parket Kosova dështoi për të marrë fitore, ajo mori fitore e njohje të tjera. Ndër të tjera u vlerësua organizimi i ndeshjeve nga ana e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Organizimi i ndeshjeve në shtëpi u vlerësua nga anëtarë të përfaqësueseve të Ukrainës, Sllovenisë e Bullgarisë e po ashtu edhe nga përfaqësues të FIBA Evropës.
Ndeshjen e fundit kualifikuese, atë ndaj Bullgarisë të luajtur të shtunën në palestrën "Minatori" në Mitrovicë, nga afër e përcollën dy zyrtare të FIBA Evropës: Radmila Turner, drejtoreshë për marrëdhënie me federatat kombëtare dhe Lena Lisiecki, koordinatore e organizimeve në FIBA Evropë.
Dy zyrtaret e shtëpisë evropiane të basketbollit janë ndarë të kënaqura me organizimin e ndeshjes. Madje ka gjasë që Kosovës, përkatësisht FBK-së t'i besohet organizimi i Kampionatit Evropian për basketbollistët deri 18-vjeç, Divizioni C. Ky kampionat do të mbahet në korrik të vitit tjetër, ndërsa në të pritet të jenë 10 përfaqësuese, ndër të tjera edhe Kosova...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...