Atdhe Nuhiu vendos të luajë për Kosovën

20 Shtator 2016 - 09:21      

Sulmuesi shtatlartë, Atdhe Nuhiu, ka vendosur të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës. Lajmin për vendimin e 27-vjeçarit e ka bërë të ditur të hënën trajneri i Përfaqësues së Kosovës, Muharrem Sahiti, shkruan sot Koha Ditore.

Trajneri Sahiti ka thënë se Nuhiu të hënën ka qëndruar në Prishtinë kur edhe ka nisur procedurat për pajisje me pasaportë të Kosovës. Nuhiu i lindur në Prishtinë ka qenë pjesë e ekipit U-21 të Austrisë. Për ekipin Shpresa të Austrisë ka shënuar shtatë gola në 13 ndeshje. Ai është lojtari i dytë me shtetësi austriake pas Sinan Bytyqit, që vendos të luajë për Kosovën.

"Atdhe Nuhiu sot (e hënë v.j.) ka qenë në Kosovë dhe i ka nisur procedurat për pajisje me pasaportë. Ai ka pranuar të luajë për Kosovën, por ka mbetur të zgjidhet çështja e nënshtetësisë. Nuhiu ka lindur në Prishtinë. Është një sulmues i nevojshëm për Kosovën, pasi do ta shtonte edhe më shumë konkurrencën në sulm.

Çdo lojtar është i mirëseardhur, në këtë kohë apo edhe në të ardhmen. Dyert e Kosovës do të jenë të hapura për çdo futbollist që ne mendojmë se është i nivelit konkurrues", ka thënë Sahiti, ndihmësi i përzgjedhësit Albert Bunjaki.
Nuhiu në dy ndeshje për U-20 të Austrisë ka shënuar një gol, kurse ka luajtur edhe një ndeshje për U-19...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...