“France Football” ndryshon rregullat për ‘Topin e Artë’

20 Shtator 2016 - 00:06      

“France Football” ka bërë ndryshime në ndarjen e Topit të Artë.

Goal raporton se ndryshimi në këtë çmim është se tani lista e ngushtë do të bëhet nga 30 lojtarë, dhe nuk do të ketë 3 kandidatë kryesorë që garojnë në finale, dhe në votim do të marrin pjesë vetëm gazetarët.

Të premten FIFA ka përfunduar bashkëpunimin gjashtë vjeçar me ‘France Football’ mbi çmimin e lojtarit më të mirë në botë ‘FIFA Ballon d'Or’, të cilin e kishte kombinuar së bashku me çmimin ‘Lojtari i Vitit në Botë’, që ishte themeluar më 1956.

FIFA ende nuk ka konfirmuar lëvizjen e radhës, që do të nënkuptonte dhënien e çmimit të saj, përderisa Top i Artë do të vendoset përsëri nga votat e gazetarëve ndërkombëtarë.

Kjo do të thotë se vota e trajnerëve dhe kapitenëve nuk do të jetë pjesë e çmimit, transmeton Koha.net.

Lista e ngushtë tani do të bëhet prej 30 lojtarëve që do të votohen, një rritje nga 23 nga edicionet e kaluara, dhe më nuk do të jenë tre kandidatët kryesorë për ta fituar çmimin e më të mirit të botës.

Fituesi dhe renditja e plotë do të prezantohet para fund vitit. ‘FIFA Ballon d'Or’ kishte mbajtur gala mbrëmjet në muajin janar.

Messi e Ronaldo kanë dominuar këtë çmim në këto tetë vitet e fundit, duke marr nga 5, respektivisht 3 Topa të Artë.

Kaka ishte i fundit që ishte ndërmjet këtyre dy futbollistëve që kishte marr Topin e Artë, duke e fituar më 2007 këtë çmim, si dhe ‘Lojtari i Vitit’ nga FIFA.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...