Ronaldo e Bale rikthehen në stërvitje

19 Shtator 2016 - 20:28      

Dy yjet kryesorë të Real Madridit pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen e së mërkurës.

Në përballjen me Espanyolin të dielën, Real Madridi nuk pati në dispozicion Cristiano Ronaldon dhe Gareth Bale, për shkak të problemeve shëndetësore.

Mirëpo gjatë ditës së sotme, të dy lojtarët janë kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit, transmeton KP.

Reali të mërkurën e pret në Santiago Bernabeu, skuadrën e Villarrealit dhe të dy lojtarët pritet që të nisin ndeshjen nga minuta e parë.

‘Los Blancos’, kanë katër fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara në La Liga.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...