Lenjani i vendosur që të qëndrojë te Rennesi

19 Shtator 2016 - 17:20      

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare u përfol disa herë për një largim nga skuadra ku u rikthye këtë vit pas huazimit te Nantes, madje mediat franceze e bënë fakt të kryer transferimin e tij te Guingamp, por gjithçka u prish në momentin e fundit me Ermir Lenjanin që e filloi sezonin me Rennes, skuadër te e cila ndihet mirë dhe premton maksimumin nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Javët e fundit është shkruar shumë për mua dhe reagimet më kanë prekur. Unë ndihem mirë te Rennes ku dua të jap më të mirën. Dua të vijoj rrugën në Bretanjë ku fillimi nuk ishte i lehtë, pasi pata dhe atë dëmtim që më mbajti jashtë fushe për ca kohë. Mundësitë për t’u aktivzuar te Rennes në fillim ishin të komplikuara, ndërsa mundësia për të qëndruar në Ligue 1 mu dha nga Nantes, kështu që pata mundësinë për të luajtur, për të përjetuar eksperiencën e Europianit dhe të isha gati për kthimin në Bretanjë. Tani unë ndihem më mirë fizikisht dhe dua të jap më të mirën për klubin dhe fansat”, ka shkruar Lenjani, transmeton Supersport.

Është ky postimi i Lenjanit që në 5 javët e para të kampionatit francez është aktivizuar në dy ndeshje me Rennes, ku duket i vendosur për të shfaqur vlerat e tij.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...