Milikomania kaplon Napolin

19 Shtator 2016 - 13:00      

Tifozët e Napolit e kanë harruar më shpejt se që kanë menduar ish-yllin e ekipit të tyre, argjentinasin Gonzalo Higuain, që para fillimit të këtij edicioni u transferua te Juventusi për 90 milionë euro.

Për harrimin e Higuainit, është përkujdesur sulmuesi polak Arkadiusz Milik që ka shpërthyer te Napoli në fillim të këtij edicioni, shkruan AP, transmeton “Koha Ditore”. Të shtunën mbrëma, Milik u fut nga banka e rezervistëve për të shënuar dy gola, me të cilët ia siguroi Napolit fitoren përballë Bolognas 3:1.

Milik shënoi dy gola edhe në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, të cilën Napoli e fitoi 2:1 në udhëtim kundër Dynamo Kievit. Aktualisht, Milik është në kuotën e gjashtë golave në të gjitha garat.

“Higuain? Kush është ai? Ne e kemi Milikun, i cili do të jetë sulmuesi dhe golashënuesi më i mirë në Itali. Milik do ta udhëheqë Napolin drejt sukseseve të tjera”, tha Luca, njëri prej tifozëve të Napolit që po dilte i gëzuar nga stadiumi pas fitores ndaj Bolognas.

Me dëmshpërblim prej 35 milionë eurosh, duket se Napoli ka siguruar shërbimet e Milikut nga Ajaxi me një çmim ekstra të lirë.

Milik 22-vjeçar, me Napolin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2021. Higuian edicionin e shkuar vendosi rekord në Serie A, me 36 gola të shënuar, por napoletanët besojnë se Milik do ta thyejë atë.

“Jam i bindur se Milik do të arrijë të paktën 40 gola këtë edicion”, shtoi Luca... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...