Kina hap dyert për mundjen plot dramë e argëtim

19 Shtator 2016 - 12:24      

Me një buzëqeshje, Wang Bing do t'ju bëjë për vete. Me një shikim plot inat, do të frikësoheni për jetën tuaj.

Me gjatësi mbi 190 centimetra dhe mbi 100 kilogramë peshë, Wang 22-vjeçar është njëri prej gjigantëve të paktë në mesin e bashkëkombësve të tij nga Kina.

Kjo edhe është njëra prej arsyeve që WWE (World Wrestling Entertainment) dëshiron ta bëjë Wangun njërin prej yjve të saj, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Wang është mundësi i parë profesionist nga Kina, i cili ka firmosur kontratë zhvillimore me WWE-në.

Ai, tre muajt e fundit, i ka kaluar duke u përgatitur në “Performance Center” të Orlandos për t'u kthyer në Kinë para disa ditëve, në prag të meçit të tij të parë në WWE që do të mbahet në Shanghai.

“Do të debutoj në WWE, në vendlindjen time. Jam shumë i emocionuar dhe njëkohësisht i lumtur”, thotë Wang që vjen nga provinca Anhui.

“Gjithë familja ime dhe shokët do të vijnë për të shikuar meçin tim. Jam duke i numëruar ditët deri te meçi debutues, në të cilin e dua fitoren” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...