19 Shtator 2016 - 10:01
Por, 19-vjeçari në dy ndeshje rresht pas paraqitjes me Kosovën, shënoi dy gola për klubin holandez, Twetente, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në Holandë të shtunën në fitoren e Heerenveenit shënoi një gol edhe sulmuesi Arbër Zeneli, që nuk ishte fare në listë për ndeshje me Finlandën, meqë nuk e kishte gati dokumentacionin.
Dy gola pas paraqitjes së Kosovës i shënoi edhe mesfushori Benjamin Kololli që luan në Lausanne të Superligës zvicerane. 24-vjeçari nuk u përfshi fare në ekipin prej 23 lojtarëve për ndeshjen me Finlandën, ndonëse kishte udhëtuar drejt shtetit skandinav.
Edhe Eroll Zejnullahu e Valmir Sulejmani nuk patën rastin të paraqiteshin në ndeshjen e parë eliminatore, por dy futbollistët janë paraqitur mirë në ndeshjet e tyre me klubet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...