Luan Krasniqi sqaron pse përkrahu boksierin turk kundër Nuri Seferit

18 Shtator 2016 - 20:13      

Ish-boksieri shqiptar, Luan Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka sqaruar përse mbrëmë kishte përkrahur kundërshtarin e Nuri Seferit, turkun Firat Arsllan.

Gjatë meçit të mbrëmshëm ndërmjet Nuri Seferit dhe Firat Arsllan, që u zhvilluar në Gjermani, kamerat në një moment kishin kapur Luan Krasniqin duke i dhënë përkrahje boksierit turk, raporton Koha.net.

Krasniqi ka thënë se Firat është shoku i tij i ngushtë, i cili gjatë gjithë karrierës i ka dhënë përkrahje të madhe, dhe sidomos përkrahja e tij në meçin kundër turkut Samil Sam ishte shumë e rëndësishme.

“Miq të mi, mbrëmë patëm rastin të shohim një meç interesant në mes të Nuri Seferit dhe Firat Arsllan, ku u dëshmua një boks cilësor që i fascinoi publikun e shumtë pranë ringut dhe para ekraneve televizive. Për fat të keq, në media, e sidomos në rrjetet sociale, më shumë dhe në forma të ndryshme u komentua përkrahja ime ndaj shokut tim të ngushtë Firatit, i cili në të gjitha vitet e boksimit tim më ishte afër, më mbështeti në të gjitha format, në ushtrime, në meçe, në kohën e lirë dhe ai, në këtë mënyrë u bë pjesë e sukseseve të mia. Në veçanti, më dha mbështetje të fuqishme në meçin kundër Samil Sam, boksierit me prejardhje turke, ku ngadhënjeva suksesshëm dhe në qindra raste si ky, për çka Firatit, i jam mirënjohës”, ka thënë Krasniqi.

Ai më tutje ka shprehur respektin për boksierin shqiptar Nuri Seferi, ndërsa ka theksuar se në sport duhet të respektohet e drejta e secilit që të përkrahë kë të dojë.

“Duke e respektuar maksimalisht boksierin e spikatur Nuri Seferin dhe vlerat e tij sportive, në këtë mbrëmje, kam konsideruar se duhet të triumfon më i miri. Fati sportiv deshi që fitues të shpallet Firati dhe, konsideroj se sporti, duhet të shihet si i tillë, me të drejtën e secilit simpatizues që ta mbështes adhuruesin e tij. Do të më gëzonte, padyshim, si shumë herë deri më tash edhe fitorja e Nuriut, ndaj keqinterpretimet e qëndrimit tim në meçin e mbrëmshëm, nuk përkojnë me frymën sportive. Që të dy boksierëve u dëshiroj suksese në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm sportiv dhe sportdashësve u uroj çaste të këndshme në të gjitha llojet e sporteve”, ka shkruar Luan Krasniqi.

Nuri Seferi mbrëmë ishte mposhtur nga Firat Arsllan me vendim unanim të gjyqtarëve.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...