Foto: Reuters

Interi mposht Juventusin, shkëlqen Icardi [video]

18 Shtator 2016 - 19:56      

Interi ia ka shkaktuar humbjen e parë në këtë edicion kampionit të Italisë, Juventusit.

Skuadra e De Boerit e mposhti Juventusin në San Siro me rezultat prej 2-1, raporton Koha.net.

Bianconerët e nisën më mirë takimin duke kaluar të parët në epërsi përmes mbrojtësit zviceran Lichtsteiner, i cili shënoi në minutën e 66.

Pas vetëm dy minutave lojë Interi barazon shifrat përmes sulmuesit të rrezikshëm Mauro Icardi, që në këtë takim ishte në një formë të shkëlqyer.

Icardi gjithashtu ishte i përfshirë edhe në golin e dytë të Interit, duke asistuar për mesfushorin kroat Ivan Perisiq.

Interi mbeti me një lojtar në fushë në fund të takimit, kur Banega ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 90.

Me këtë fitore Interi renditet në vendin e 6 me 7 pikë, kurse Juve mban vendin e dytë me 9 pikë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...