Berisha nis keq me skuadrën e re

18 Shtator 2016 - 17:53      

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, debutoi me skuadrën e tij të re Atalanta. Në të vërtetë, ishte një debutim i hidhur për gardianin kuqezi, i cili personalisht bëri një paraqitje të mirë pavarësisht se pësoi 3 herë.

Në “Sant'Elia” rezultati zhbllokohet që në minutën e 8, kur Borriello shënon golin e parë. Miqtë kishin mundësi të barazonin në të 36-n, por Paloschi nuk ishte i saktë nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, kur luhej minuta e 55 Sau dyfishon epërsinë, në një episod ku Berisha mund të kishte reaguar më mirë. Në të 73-n, Borriello realizon një tjetër gol spektakolar nga goditja e dënimit për të vulosur fitoren e parë sezonale, përcjell TCh. Cagliari-Atalanta 3-0.

Në sfidat e tjera, Chievo mori një fitore dramatike e të rëndësishme në transfertën ndaj Udineses. Skuadra e Maran fitoi 1-2 për të shkuar në kuotën e 7 pikëve pas katër ndeshjesh.

Torino dhe Empoli ndanë pikët në barazimin pa gola 0-0, ndërsa Sassuolo fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Genoas.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...