18 Shtator 2016 - 16:58
Trepça ’89 ka arritur të mposhtë në udhëtim Ferizajn me rezultat minimal prej 0-1, raporton Koha.net. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Arbër Potoku në minutën e 90+2.
Në takimin tjetër Trepça-Besa kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 1 me 1. Hasan Hyseni kaloi vendasit në epërsi në minutën e 23.
Besa barazoi shifrat në minutën e 57 përmes Shabanit.
Hajvalia mori pikët e plota në udhëtim te Drita, duke fituar me rezultat 0-1. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Shpëtim Babaj në minutën e 82.
Në takimin e fundit Llapi ka mposhtur Lirinë me rezultat 2-0. Golat në këtë takim i shënuan Florim Bërbatovci, në minutën 33, dhe Hamdi Namani në minutën e 51 nga pika e bardhë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...