Sukses historik i kuqezinjve në basketboll

18 Shtator 2016 - 12:17      

Basketbolli shqiptar ka arritur një sukses historik, duke fituar përballë Sllovakisë me rezultat 72-65, në ndeshjen e fundit të Grupit F, në kuadër të Eurobasket 2017.

Në sfidën e luajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, kuqezinjtë regjistruan triumfin e vetëm të këtij edicioni, në një sfidë të vuajtur, ku pas dy periodave të para Shqipëria kryesonte 39-31.

Skuadra e drejtuar nga Konstadinidis ishte superiore në parket, edhe falë pikëve të amerikanit të natyralizuar, Broadus, autor i 17 pikëve, i mbështetur nga Hysenagolli, që 15 pikëve të realizuara i shtoi edhe 8 topa të rikuperuar nën tabelë. 

Me një fitore në 6 ndeshje kuqezinjtë mbyllin aventurën europiane, me Kombëtaren e basketbollit që u kthye në aktivitet pas katër viteve mungesë.

Kjo ishte fitorja e parë e Shqipërisë së basketbollit pas 7 viteve në arenën ndërkombëtare. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...