18 Shtator 2016 - 11:30
Medalistja 23-vjeçare është rritur në qytetin Rohtak, 70 kilometra në perëndim të kryeqytetit New Delhi, shkruan “Al Jazeera”, transmeton “Koha Ditore”. Betejat e saj të suksesshme brenda dhe jashtë qilimit të mundjes, e kanë bërë Malikun simbol të forcës së femrave dhe heroinë në shtetin e Haryanas, i cili është i njohur për diskriminimin e gjinisë së femrave.
“Kurrë nuk kam besuar se fitorja ime do të marrë një përgjigje kaq të fortë nga të gjithë. Jam shumë e lumtur, pasi mundi im gjatë tërë këtyre viteve nuk ka shkuar huq”, thotë Malik, gjyshi i së cilës, Badlu Ram, gjithashtu ka qenë mundës.
Shpërblimet për suksesin e arritur e kanë vërshuar Malikun, e cila tash do të bëhet fytyrë e kampanjës së Haryanas “Beti Bachao” për shpëtimin e vajzave.
Malik që fitoi medaljen e bronztë olimpike në Rio, tashmë thonjtë i ka të ngjyrosur me flamurin e Indisë dhe rrathët olimpik, sukses të cilin dëshiron ta shijojë sa më gjatë të jetë e mundur... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...