18 Shtator 2016 - 10:40
Gjatë dy edicioneve të fundit në Superligën e Indisë, tifozët e skuadrës Chennaiyin FC janë bërë jo vetëm më të zhurmshmit, por edhe më të njohurit në mbarë Indinë, shkruan Goal.com, transmeton “Koha Ditore”. Ata tashmë e kanë edhe tribunën e tyre, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Tribuna B dhe ndryshe njihet si B-Tifozët e Kaltër (BSB).
Themeluesit e këtij grupi, të gjithë janë banorë të qytetit Chennai dhe kanë emrat: Mani, Rajanidhi, Surya, Monish, Vivek, Sanandh, Vinod, Neeraj, Madhan, Abdul dhe Balaji.
Pasioni i tyre i madh për futbollin dhe ekipin ka bërë që Tifozët B, të marrin primatin e tifozllëkut në Indi, duke lënë pas vetes rivalët e njohur Manjappada (Kerala Blasters) dhe West Block Blues (Bengarulu FC).
“Tribuna B ka pamjen më të mirë në stadium, e cila gjendet menjëherë pas bankës së ekipit, në mënyrë që Marco dhe djemtë tjerë, të kenë përkrahjen maksimale nga ne në çdo ndeshje. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi ekipi pa përkrahje nuk mund të bëjë asgjë në ndeshjet si vendas”, ka thënë Mani... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...