Sefer Seferi mposhtet nga Manuel Charr

17 Shtator 2016 - 23:08      

Boksieri libanez Manuel Charr i ka shkaktuar humbjen e parë Sefer Seferit në meçin e zhvilluar sonte në Gjermani.

Charr fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, raporton Koha.net. Në raundet e para Seferi u tregua mjaft i mirë dhe i bëri ballë Charrit, por në raundet e më vonshme shihej një lodhje te boksieri shqiptar.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për titullin vakant në WBA-Intercontinental.

Seferi pati një përkrahje shumë të madhe nga fansat shqiptarë, të cilët gjatë gjithë kohës në Göppingen të Gjermanisë i kanë dhënë përkrahje të madhe atij.

Charr tani ka 30 fitore në karrierë dhe 4 humbje, kurse Seferi ka 21 fitore dhe një humbje.

Në fund të meçit Charr i falënderoi fansat shqiptarë për atmosferën duke e bërë shqiponjën me duar.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...