18 Shtator 2016 - 08:14
E ka ndier edhe basketbollisti i njohur i NBA-së, Goran Dragiq. Dragiq nuk ka luajtur të shtunën e kaluar për Slloveninë në fitoren 91:81 ndaj Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Por ai në pjesën e parë të ndeshjes, kur tifozët po i jepnin krah Përfaqësueses së Kosovës që po shënonte më shumë se Sllovenia, ka kthyer disa herë kokën nga tribuna ku ishin tifozët më të zhurmshëm.
Dragiq ka përcjellë i qetë nga bankina e Sllovenisë përballjen me Kosovën. Pas ndeshjes nuk është deklaruar për media, por ishte përzgjedhësi i Sllovenisë, serbi Igor Kokoshkov që lavdëroi Përfaqësuesen e Kosovës dhe tifozët e saj.
Ishin “Torcida” e Mitrovicës dhe “Shqiponjat” e Pejës që i ofruan përkrahje Kosovës, por edhe shikuesit që nuk janë pjesë e grupeve të tifozëve, që ishin të vendosur në tribunën kryesore... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...