Lazio mposht Pescaran, Memushaj humb penaltinë

17 Shtator 2016 - 20:44      

Lazio ka arritur të marrë pikët e plota në shtëpi kundër Pescarës në xhiron e katërt në Serie A.

Për Pescaran u paraqit edhe mesfushori shqiptar Ledian Memushaj, i cili në këtë takim dështoi të konkretizojë një penalti.

Memushaj e humbi atë në minutën e 35, kur rezultati ende ishte 0-0, raporton Koha.net.

Në pjesën e dytë Lazio u tregua e pa mëshirshme duke shënuar tre gola. Së pari shënoi Milinkoviq-Saviq në minutën e 67. Kurse më pas shënuan Radu e Immobile.

Me këtë fitore Lazio renditet në vendin e katërt me 7 pikë, kurse Pescara në vendin e 12 me 4 pikë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...