
17 Shtator 2016 - 18:03
Skuadra e Pep Guardiolas arkëtoi pikët e plota duke fituar me rezultat prej 4-0, raporton Koha.net.
De Bruyne hapi llogarinë e golave në minutën e 15, për ta dyfishuar atë dhjetë minuta më vonë Iheanacho.
Në pjesën e dytë City shënoi edhe dy herë përmes Sterlingut dhe Gundoganit. Anësori anglez shënoi në minutën e 48, kurse ish-lojtari i Dortmundit në minutën e 66.
City nuk e përfundoi takimin me të gjithë lojtarët në fushë pasi në minutën e 86 Nolito ndëshkohet me karton të kuq, për shkak të sjelljes jo sportive.
Me këtë fitore City vazhdon të mbetet e pamposhtur në Premier Ligë me 15 pikë, në pesë ndeshje të zhvilluara.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...