Xhaka shënon golin e parë në fanellën e Arsenalit [video]

17 Shtator 2016 - 17:54      

Arsenali ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Hull City, dhe një nga më meritorët ishte Alexis Sanchez, i cili ndihmoi skuadrën duke shënuar dy gola, kurse në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Granit Xhaka, që shënoi golin e parë në fanellën e Arsenalit.

Topçinjtë e fituan takimin me rezultat prej 1-4, dhe golin e parë e shënuan në minutën e 17 përmes kilianit Sanchez.

Në minutën e 40 Hull City mbetet me një lojtar më pak në fushë pasi Livermore ndëshkohet me karton të kuq. Një minutë më vonë Sanchez dështon të dyfishojë epërsinë nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë Walcott shënon golin e dytë për Arsenalin në minutën e 55.

Vendasit e ngushtojnë epërsinë në minutën e 79 përmes Snodgrass, i cili shënoi nga pika e bardhë. Por, vetëm katër minuta më vonë Sanchez e shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij.

Kurse për golin e fundit u përkujdes mesfushori shqiptar Granit Xhaka, i cili shënoi në minutën e 90+2.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...