Foto: Reuters

Dortmundi me lehtësi mposht Darmstadtin

17 Shtator 2016 - 17:22      

Dortmundi i është rikthyer fitores në Bundesligë, duke e mposhtur me rezultat bindës skuadrën e Darmstadtit.

Pas humbjes në xhiron e kaluar nga Leipzigu, skuadra e Thomas Tuchelit sot fitoi me rezultat prej 6 me 0, raporton Koha.net.

Golin e parë e shënoi Castro kur po zhvillohej minuta e 7, pas një asistimi nga Dembele. Për golin e dytë u përkujdes Ramos në minutën e 48.

Kurse gjashtë minuta më vonë Pulisiq e trefishoi epërsinë.

Në minutën e 57 mysafirët mbesin me një lojtar më pak në fushë kur Niemeyer ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Kjo ia lehtësoi edhe më tepër punët Dortmundi që arriti të shënojë edhe golin e katërt në minutën e 78 përmes Castros.

Rode e Mor shënuan dy golat e tjerë për Dortmundin, në minutën 84, respektivisht 88.

Me këtë fitore Dortmundi renditet në vendin e katërt me 6 pikë, nga tri ndeshje të zhvilluara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...