Feronikeli mposht Drenicën, tre lojtarë përjashtohen nga loja

17 Shtator 2016 - 16:59      

Në Superligën e Kosovës sot është zhvilluar takimi i vetëm ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit, me mysafirët që morën pikët e plota.

Në ndeshjen që u karakterizua me rivalitet të madh u shënuan 3 gola, raporton Koha.net. Feronikeli këtë përballje e fitoi me rezultat 1 me 2.

Drenica filloi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 20 përmes Taulant Dajakut. Por, kampioni i Kosovës u kundërpërgjigj përmes Mevlan Zekës, i cili shënoi në minutën e 39 pas një asistimi nga Mentor Zhdrella.

Mentor Zhdrella asistoi edhe në golin e dytë të Feronikelit, kur harkoi për Behar Maliqin, i cili me kokë shënon golin e epërsisë për mysafirët në minutën e 63.

Në këtë takim tre lojtarë u ndëshkuan me karton të kuq, dy nga Feronikeli, Blerand Kurtishaj e Mendurim Hoti, kurse për vendasit u ndëshkua Azem Bejta.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...