17 Shtator 2016 - 14:48
Pasi mposhti Betisin me rezultat 6 me 2, kësaj here në shtëpi e pësoi Leganes. Te Barç shkëlqeu treshja “MSN” që realizuan katër golat e parë në këtë takim.
Serinë e golave e hapi Leo Messi në minutën e 15. Për argjentinasin asistoi Suarez, i cili në minutën e 31 realizoi për 2 me 0, i asistuar nga Messi.
Neymar një minutë para fundit të pjesës së parë realizoi për 3 me 0, duke u ndihmuar nga Suarez.
Messi në minutën e 55-të realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Barçën.
Serisë së golave për kampionin spanjoll i dha fund Rafinha në minutën e 64-të.
Golin e nderit për Leganes e realizoi Gabriel në minutën e 80.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...