Kosova para mundësisë së fundit për fitore

17 Shtator 2016 - 11:12      

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka rastin e fundit për të shënuar fitoren e shumëpritur në eliminatoret e "Eurobasket 2017".

Kosova, të shtunën (sot, 20:00), në palestrën e Mitrovicës "Minatori", pret Përfaqësuesen e Bullgarisë. Kjo ndeshje i takon xhiros së gjashtë të Grupit E dhe të fundit për këtë cikël eliminator. Kosova deri tash ka zhvilluar pesë ndeshje dhe të gjitha i ka humbur. Ka humbur thellë edhe nga Bullgaria (105:84), shkruan sot Koha Ditore.

Me fitore më të thellë se 21 pikë, Kosova do t'ia rrëmbente pozitën e tretë Bullgarisë, për çka do t'i ndihmonte për ciklet e radhës eliminatore. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...